Web Programim
Për dallim nga shumica e webfaqeve, ku futjen e informatave të reja dhe
ri-fresikimin e tyre mund ta bëjnë vetëm profesionistët e fushës,
webfaqet tona ofrojnë mundësinë që kjo të bëhet në mënyrë shumë
të thjeshtë. Nëpërmjet programit CMS (Content Management System),
secili që ka njohuri bazike në kompjuter mund të fusë informata të
reja, pa pasur nevojë që të kërkojë ndihmën e programerëve të
webfaqeve.
CMS është pjesë përbërëse e webfaqeve tona e cila
mundëson që ndryshimet e përmbajtjes së webfaqeve të bëhen vetëm me
bartjen e teksteve nga MS Word në format e gatshme të këtij programi,
nga ku ato barten automatikisht në webfaqen e caktuar.
Edhe pse çdo njeri që ka përdorur vetëm disa herë kompjuterin është i
aftë të përdorë MS Word (dhe me këtë edhe CMS), për tia lehtësuar edhe
më tepër mirëmbajtjen e webfaqeve të tyre, klientëve do tu ofrohet
trajnim falas për përdorimin e CMS nga stafi i kompanisë.
Për programim të web - faqeve përdorën: HTML, CSS, PHP, JavaScript, MySQL.
