Intervista rreth flamurit

Intervista   
E Update'ueme: Jun 3rd, 2007 - 11:08:34

KOSOVA – NJI SHTET FINDAK I RI!
Nga JAVA
Jun 3, 2007, 11:02

Jeton Jagxhiu

JAVA: Ju në vitin 2001 ishit autori i të parës ekspozitë n’Kosovë e cila flitte për Identitetin Vizuel t’Kosovës. Si u ba që ju të jini 7 vjet para reprezentëve politikë kosovarë?
JETON JAGXHIU: Ashtu na ra në hise, pak-a-shum rastësisht. Në kuadër të Javës së Dizajnit Kosovar, që u organizue asokohe n’Hamamin e Madh t’Prizrenit, une dhe Pranvera, motra jeme, i banëm disa punime me temën ”Tuj e kërkue identitetin vizuel t’Kosovës”. Në mes atyne punimeve kemi pas edhe nji propozim për Flamurin e Kosovës. Ky propozim nuk u konë fort për dukjen e Flamurit, por punimet tregojshin nevojën që Kosova me shpreh vizuelisht identitetin e vet. Si punim tjetër kanë qenë edhe bonbonat e ambla të mbështjelluna me elemente të Kosovës, me të cilat kemi dasht  me përfitu dashninë e audiencës nëpërmes barkut. Thjesht, neve të dyve na asht dukë ideja xixë, se kurkush nuk ishte marrë me këtë punë deri atëhere dhe kemi pas ba disa punime shum me qejf.
Mu ende m’kujtohen fytyrat e shumicës derisa parakalonin para këtyne punimeve. Askush nuk komentojke, andaj ato bonbone, për me komuniku me audiencën. Po get  ideja me u marr me Flamur të Kosovës u dasht me u pjekë, se Kosova kurrë ma herët nuk u konë shtet…Me fjalë tjera, asht mendu se nëse je shqiptar nuk mundesh m’u kanë edhe diçka tjetër, prandaj edhe nuk mundesh me pas edhe nji flamur tjetër. Sot po mendoj nashta ma mirë që kena prit 7 a 8 vjet, por hajde ta bojna nji flamur të mirë.
Flamujt për shtetet janë njisoj si ftyrat për njerëzit

JAVA: Pse asht i randësishëm Flamuri dhe Identiteti Vizuel për Kosovën?
JETON JAGXHIU: Flamujt për shtetet janë njisoj si ftyrat për njerëzit. Ata tregojnë moshën, gjinin, racën, prejardhjen dhe nëse vështrohen ma me kujdes edhe kulturën, aspiratat, statusin shoqnor, dhe shumçka tjetër. Nëse e shohim nji flamur me kryq ai menjëherë na asocon shtetet e Europës Veriore, kulturën anglosaksone, traditën e pashkëputun mbretnore, etj. Flamujt ‘tricolor’ të tipit françez, na tregojnë shtetet që kanë shkëputje prej traditës mbretnore, po njiherit që janë shtete nacionale me përkatsin fetare. Pastaj flamujt e grupit pan-Sllaven karakterizohen me fusha horizontale dhe me ngjyra shumë të ngjashme, a-thue-se kallxojnë dallimet minimale kulturore në mes të këtij grupi. Ky tip i përket gjithashtu flamujve nacionalë. Tutje, Flamujt e Europës Qëndrore si Gjermania e Austria nëpërmes elementeve heraldike reflektojnë traditën e tyne. Nji grup i ri i flamujve asht ai i shteteve të daluna prej Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavis. Për nga pamja kët tip e dallojnë plot elemente të rizbulueme heraldike dhe nji mish-mash vizuel. Këta flamuj a-thue-se reflektojnë tranzicionin e gatë dhe të dhimbshëm si dhe mish-mashin e identitetit të tyne. Shembulli ma i mirë asht flamuri i ri i Serbisë, i cili edhe pse me kushtetutë asht republikë dhe shtet nacional i serbëve, në flamur paraqitet si mbretni!! Gati tana shtetet e daluna prej ish Jugosllavie kanë probleme të ngjashme në paraqitjet vizuele të tyne. Pra, jo krejt flamujt janë të mirë. 
Flamujt e sotshëm janë nji uvertyrë për njoftim e miqësi mes shteteve dhe shërbejnë para se gjithash për me komuniku me botën. Përmes tyne shtetet e shprehin dhe artikulojnë identitetin e tyne vizuelisht.

JAVA: Çka duhet nji flamur me përmbajtë për me u konsiderue korrekt?
JETON JAGXHIU: Flamujt që i kemi pa t’ekspozuem n’Galerinë e Arteve janë kanë zhgënjim për të gjithë, sepse shumica e tyne nuk kanë përmbush asnji kusht për me u quejt - flamur. Thjesht, janë do kushte dhe rregulla të cilat e bajnë flamurin me u dokë i mirë. Nji flamur i mirë duhet me qenë i thjeshtë dhe i dallueshëm prej largësie. Këto rregulla që i keni botu janë shumë t’mira dhe duhet me u lexue mirë e me vemendje. Asht jashtzakonisht zor me ba nji flamur t’mirë. Sidomos në rastin e Kosovës?
Sepse Kosova asht (ka me qenë, po shpresojmë) shtet i ri dhe i pashembullt n’Europë. Nuk asht as shtet nacional, as nuk ka traditë mbretnore, e as asht federatë. Kosova asht shtet i qytetarëve të saj diçka, si Europa e Vogël. Për dallim prej Europës plakushe, Kosova asht shtet findak i ri. Po bash këtu asht edhe përparsia e Kosovës, se nuk ka bagazh të kaluemes.
E di, rregulat zakonisht egzistonë për me u thy nji ditë, por asht nji thanie angleze që thotë se, “për me i thy rreullat, ma s’pari duhesh me  njoft ato”.
Nëse hapet konkursi për flamur të Kosovës, ma s’miri kishte me qenë me e pru nji vaksikolog amerikan në komision. Nji ekspert prej kësaj lamie kishte me i ndihmu shum çashtjes.
Harta e Kosovës që po përmendet si motiv për flamurin e Kosovës, asht nji zgjidhje krejt e gabueme

JAVA: Pse asht gabim me e pasë imazhin territorial n’flamur?
JETON JAGXHIU: Harta e Kosovës që po përmendet si motiv për flamurin e Kosovës, asht nji zgjidhje krejt e gabueme. Ma s’pari, Harta nuk asht motiv heraldik; e dyta kurkush jasht Kosovës nuk din çka asht ky send/imazh; dhe, përfundimisht, Harta tregon vetëm qysh duket silueta e Kosovës. Neve na nevojitet flamuri që tregon qysh duket Kosova mbrenda kufijve të saj

JAVA: A ka ndonji flamur me kesi zgjidhje ?
JETON JAGXHIU: Me sa di i vetmi shembull asht flamuri i Qipros. Ky flamuri i takon grupit të flamujve ‘të kqij’ edhe sa i përket përdorimit të ngjyrave edhe sa i përket motivit të zgjedhun. Mu personalisht m’asocon në nji vend bosh të misionit të dështuem t’UN.  Në rastin e Qipros përdorimi i hartës asht së paku diçka ma e kuptueshme se në rastin e Kosovës. Qiproja asht ishull i rrethuem me Detin Mediteran dhe mundet me u pa në secilin lloj të hartave. Përdorimi i hartës në rastin Kosovës kishte me dhanë përshtypjen e nji vendi ku ka gisht UN. E UN’in po mendoj se e kemi tejkalu.
Ndoshta nuk kemi kapacitete për me ba nji institut si NASA, po mundemi me ba flamurin ma t’mirë ‘botë

JAVA: A doni me marr pjesë nëse hapet konkursi për flamur? A keni propozim tuejin?
JETON JAGXHIU: Po. Propozim-Flamuri jem duket si nji çikë e re që sa i ka mbush 18 vjet dhe menxi prêt me e shiju jetën.

JAVA: Nëse simboli për të cilin kanë me vendosë politikanët nuk ka me ju pëlqye. Çka doni me ba? Çka propozioni që na qytetarët duhet me ba?
JETON JAGXHIU: Nji profesor imi shpesh thojke - zgjedhjet e mira kulturore barten prej civilizimit në civilizim, ndërsa ato të kqijat zhduken. Mendojke për rrotën dhe zbulimet tjera univerzale. Po njajt asht edhe me flamurin. Nëse e bajmë nji flamur të keq, duhet me prit edhe nji gjeneratë për me e ndrru prapë.  Po mendoj qytetarët nuk kanë me u identifikue me te. E kemi rastin e Bosnës edhe shum raste tjera.  Po une mendoj se Kosova e ka rastin e papërsëritshëm me ba nji flamur t’mirë. Ndoshta nuk kemi kapacitete për me ba nji institut si NASA, po mundemi me ba flamurin ma t’mirë ‘botë. Qashtu e meritojna, sepse kemi prit bajagi.

© by Gazetajava.com

 

Porositë

Dizajni, shtypi, uebi si dhe disa pikanteri tjera prej
botës grafike jan shërbimet më të
kojshme të punëtoris. Veprojmë prej vitit
2001 për kompani të mëdha apo të vocra,
të reja dhe të moqme.

Lajmet

Intervista rreth flamurit

Intervista E Update'ueme: Jun 3rd, 2007 - 11:08:34 KOSOVA – NJI SHTET FINDAK I RI! Nga JAVA Jun 3, 2007, 11:02 Jeton Jagxhiumë shumë...